Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas sulmit me raketa në spital të Gazës, ku kanë qenë duke u strehuar mbi 4000 palestinezë.
Ai ka thënë se sulmi ka qenë pa vlera njerëzore, teksa ka ftuar të ndërmirren masa ndaj këtij brutaliteti.
“Gjuajtja e një spitali me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmeve të Izraelit që u mungojnë vlerat themelore njerëzore.
Ftoj të gjithë njerëzimin të marrë masa për të ndalur këtë brutalitet që po ndodh në Gaza, i paprecedentë në histori” ka thënë Erdogan.