Për shkak të problemeve me ujëra të zeza, banorët e fshatit Caravikë të Klinës kanë protestuar. Madje ata të revoltuar kanë vendosur paralajmërimin për protestë dhe fotografitë ku shihen ujërat e zeza në mes të fshatit.
Një banor i cili ka ardhur nga Italia, ka folur për Klina.info i cili ka shprehur indinjatën e karshi kryetarit, Zenun Elezaj.
“Ka dy vite që bëjmë kërkesa për kanalizim, Komuna i ka fsheh kërkesat tona. Nuk vjen askush për të intervenuar. 50 metra e kam shtëpinë, fëmijët kalojnë këtej për në shkollë.
Kryetarit desha t’i tregojë që mos me qëndru në karrigen e tij. Jemi taku sot me kryetarin. Sa herë që vij nga Italia shkojë bëjë ankesa, s’është i vetmi problem që kemi”, ka thënë ai.
Mërgimtari ka shtuar se si lagje ndihen të diskrimunuar. Ndërsa sipas tij nëse Komuna nuk i përfill kërkesat e tyre, atëherë do të vazhdojnë më protesta.
“Ja kanë nis me shtru disa rrugica para zgjedhjeve tash. Mua s’më duhet asfalti, por rruga dhe të rregullohet problem me kanalizim. Kam ardhë më nejt rehat jo me vrapu në protesta”, ka thënë i revoltuar ai./Klina.info/