Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si ndodhi ngjarja në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rashiti.
Ai u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët. Kurti tha se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që janë të armatosura.
Pak para 3 të mëngjesit, kur i ka vërejtur policia jonë e rregullt dy kamionë në urën në Banjska. Së pari me bateri dore ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur. Dhe përveç se e ka bllokuar qarkullimin, ka qenë edhe një lloj përpjekje për të krijuar përshtypjen që bëhet fjalë për kontrabandë, që policia jonë e ka luftuar suksesshëm, sidomos në këto dy vitet e fundit”.
“Me këtë rast kanë ardhur nga Zveçani përmes qendrës komanduese edhe dy automjete me policë dhe janë bërë afër 10 sosh në vendin e ngjarjes kur e kanë pësuar sulmin. Afrim Bunjaku, po ashtu është rreshter i policisë së rregullt”.
Kurti tha rreziku ka qenë i lartë edhe për policët tjerë.
“Ka qenë një situatë kur thjesht kanë mundur të pësojnë të gjithë ata policë që kanë qenë aty. Dhe të vritet jo një, por nëntë ose 10 ose 8 meqë nuk e di saktë sa kanë qenë dje në atë vend”.
“Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të sulmojnë, të destabilizojnë dhe të luftojnë”./