Era e fortë rrëzon shtyllën e rrymës Mitrovicë

Një erë e fuqishme ka kapluar pothuajse të gjithë Kosovën në orët e mbrëmjes të së martës,

Ndryshimi i motit në këto ditë u paralajmëruar qysh javën e kaluar dhe tashmë kanë filluar erërat e forta dhe shiu i dendur e në disa vende edhe reshjet e borës.

Madje një shtyllë e ndriçimit publik në Mitrovicë është rrëzuar, duke rrezikuar kështu edhe jetën e vet qytetarëve.

Ky rast ka ndodhur saktësisht në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku edhe në fotografi mund të shihni se si shtylla është rrëzuar, e cila është e vendosur fare pranë shtëpive të banimit./Gazeta