Mot i ligë po mbretëron në kryqendrën shqiptare.
Era e fuqishme në orët e pasditës së sotme ka shkulur nga rrënjët edhe pemë në qytet, derisa janë qytetarët ata që rrezikohen.
Përmes disa imazheve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj ka treguar dëmet, derisa ka apeluar tek qytetarët për kujdes.
“KUJDES erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.
Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112.
Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, ka shkruar Velijaj./