Epopeja e Dukagjinit, të hënën shënohet 27-vjetori i betejës së Gllogjanit

Të hënën bëhen 27 vite që nga beteja në Gllogjan, e cila konsiderohet si një ndër më të ashprat të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtrinë serbe.

Kjo ngjarje quhet edhe si Epopeja e Dukagjinit.

Në nder të kësaj dite, të hënën priten të mbahen disa aktivitete, e që njëkohësisht kjo ditë njihet si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimi i sulmeve të NATO-s.

Këto manifestime fillojnë me homazhe në orën 11:00 tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, dhe më tutje vazhdon në ora 12:00 manifestimi qendror, dhe në fund programi artistik nga ora 13:00.