Enver Hoxhaj dhe Sokol Bashota vizituan për Krishtlindje familjen e dëshmorit Leonard Dedë Palucaj

Sot, me rastin e festës së Krishtlindjes, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota vizituan familjen e dëshmorit të kombit Leonard Dedë Palucaj.

Me këtë rast Hoxhaj dhe Bashota, uron familjen Palucaj për Krishtlindje, derisa shprehën mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të Leonardit, duke theksuar rëndësinë e kujtesës kombëtare për ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
“Sot, për Krishtlindje, pata kënaqësinë të vizitoj familjen e dëshmorit të kombit, Leonard Dedë Palucaj, në Klinë, për t’ua uruar festën dhe për të nderuar sakrificën e birit të tyre dhe tonit.

Krishtlindja na kujton vlerën e dashurisë, unitetit dhe sakrificës. Gëzuar festën të gjithëve! “, shkroi Hoxhaj në FB.