Endrit Thaçi, djali ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur aderimin në PDK të Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit.
Altin Krasniqi do të jetë në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Atë gjatë ditës e ka prezantuar kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
E përkrahje atij i dha edhe Endrit Thaçi, përmes një instastorie.
“Një vendim shumë i mirë nga Altini, djali i baçit Jakup, që t’i hyjë garës për deputet. Do të ketë mbështetjen time të plotë dhe të familjes sime. Të lumtë Altin”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Express