Endrit Shala, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe sekretar për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate vozitet me veturë më luksoze se shefi i tij i partisë Fatmir Limaj.
Shala në Agjensioni Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka në pronësi një veturë e tipit Mercedes, e cila sipas deklarimit të tij arrin vlerën prej 25 mijë euro.Edhe pse Shala ka deklaruar se këtë veturë e ka blerë në vitin 2014, shefi tij Fatmir Limaj katër vite më vonë ka blerë veturë që kushton 15 mijë euro më pak se ajo e Shalës.Deputeti i Nisma-s po ashtu ka deklaruar edhe tri vetura tjere, të cilat janë në pronësi të bashkëshortes së tij dhe të familjes, vlera të cilave arrin në 29,500 euro.
Shala po ashtu në deklaratën e tij, pasurinë e paluajtshme të familjes e ka vlerësuar në vlerë totale prej 610 mijë euro.Deputeti i Nismës ka deklaruar se në total para të gatshme të tij personale, dhe të anëtarëve tjerë të familjes kanë në vlerë prej 98,320 euro. Ai ka dhënë sqarime për sasinë e të parave të gatshme që kanë në banka si familje. Shala ka thënë se vlerë 51 mijë euro është trashëgimi e lënë familjes nga babai nga kursimet e tij. Përveç kësaj, ai ka thënë se vlera prej 23 mijë euro është trashëgimi nga babai nga kursimet e tij në trustin pensional.“Në pikën 4 (vlera 21 mijë euro) janë të deklaruara kursimet jetësore të nënës (e cila bashkëjeton tashmë me ne pas vdekjes së babait), kursime këto nga puna e saj në QMF-1-Prishtinë që nga viti 1981”, thuhet në deklarimin e Shalës.