Këngëtarja e njohur Enca Haxhia më në fund ka dhënë një datë për projektin e ri muzikor.
“Rakia”, titullohet kënga e re e saj, e cila do të vjen e shoqëruar edhe me videoklip, përcjell Gazeta Sinjali.
Me anë të rrjeteve sociale, Enca bëri të ditur se “Rakia” do të publikohet më 26 qershor, ndërsa thotë se ajo datë do të jetë ‘më e nxehta e verës’.
“26.06 – RAKIA – Dita më e nxehtë e verës 2021 “, shkruan artistja.
https://www.instagram.com/p/CQg40kpHIpl/?utm_source=ig_web_copy_link
Projekti në fjalë ka kohë që është paralajmëruar nga Enca, duke treguar se në videoklipin e saj do të jetë edhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi.
Ndryshe, “Nashta” është kënga e fundit e Enca Haxhisë e publikuar në kanalin YouTube.