I dërguari special për Ballkanin Perëndimor i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, ka thënë se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në rast se aplikon për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por se është në dorën e saj të vlerësojë se a duhet aplikuar tani.
Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosova mund të ketë shumicën që do të votonin pro anëtarësimit të saj.
“Gjermania e ka njohur Kosovën. Nënkuptohet që angazhohemi që shteti që e njohim të jetë i përfaqësuar në organizatat ndërkombëtare”.
Gjithashtu, Sarrazin ka thënë se është tepër e rëndësishme që BE-ja t’i përmbahet procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo nuk është vetëm integrim ekonomik, por mbi të gjitha bashkim me BE-në si një bashkësi vlerash”, tha Sarrazin për FAZ transmeton DW.