Elza Ujkani ka vetëdije të plotë dhe po komunikon normalisht me të gjithë. Ky është lajmi i shumëpritur për të gjithë të cilin e ka dhënë deputeti, Haxhi Avdyli.
Vajza që u lëndua rëndë nga rrëzimi i kulmit të komunës së Prishtinë është transferuar dje në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.
“Pas qëndrimit në mjekim intenziv dhe pas operacionit gadi 4 orë për të evakuar e ndalur gjakderdhjen intrakraniale, Elza ia doli.
Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.
Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7.
Falë punës dhe profesionalizmit të lartë të kolegëve të mi nga Neurokirurgjia Dr Faik Qosja si operator, e asistentëve të tij, dhe tërë kolegevë tjerë në krye me drejtorin dr Besnik Elshani të cilët po kujdesen që edhe këtë fazë postoperatore ta kaloj sa më lehtë” shkruan Avdyli në njoftim.
Mos ta harrojmë punën madhe që kanë bërë anesteziologet në Kujdes intenziv për ta mbajtur në aparate reanimuese pas operimit , pastaj për ta zgjuar dhe rehabilituar pas zgjimit nga koma.
Tani Elza ka nevojë për qetësi dhe rehabilitim disa ditor deri në transferim në shtëpi.
Falenderojmë të gjithë miqtë, kolegët e tanë për interesimin e përditshëm nga Presidenca e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri Arben Vitia, zv M Arsim Berisha, kolegut kirurgut Dr Mirsad Shkreta e të gjithë që janë interesuar që rasti i Elzës të përfundoi në mënyrën sa më të mirë” shkruan Avdyli në njoftim./