Deri në fund të këtij viti rreth 200 kamera sigurie do të vendosen në veri të vendit
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se këto kameta do të shërbejnë për për të parandaluar njerëzit që të kryejnë kundërvajtje apo krime.
Elshani tha se kamerat nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video.
“Sipas ligjit është Policia e Kosovës ajo që mund të monitorojë hapësirën publike. Ato nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video. Ato shërbejnë për të parandaluar që njerëzit të kryejnë kundërvajtje apo krime, nëse bëjnë, ne mund t’i gjejmë më shpejt dhe të hedhim dritë mbi rastet. Sot nuk ka mbaruar vendosja e kamerave, do t’i kemi në çdo kryqëzim. Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo gjetkë”, deklaroi Elshani për IndeksOnline.