ELEZAJ VIZITON SHKOLLAT PËR TË PARË NGA AFËR PËRGATITJET PËR VITIN E RI SHKOLLOR

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdijen, kanë vizituar disa shkolla për të parë nga afër përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave kanë kryer të gjitha përgjegjësitë e tyre dhe ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit shkollor në mënyrë të rregullt.

Po ashtu, Kryetari Elezaj, dje ka vizituar edhe SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë, ku punimet për rinovimin e shkollës janë në fazën finale dhe ka kërkuar nga operatori ekonomik që punimet të përfundojnë me kohë.

“Lajm i mirë është se kushtet këtu po përmirësohen dhe objekti shkollor po merr një pamje shumë më të mirë. Ne do të vazhdojmë investimet edhe në shkollat tjera, në ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e oborreve dhe ambienteve të brendshme, sipas nevojës”, ka thënë Elezaj.