ELEZAJ VIZITOI SHKOLLËN “FEHMI AGANI”

Në ditën e parë të fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2019-2020, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka vizituar Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë, ku ka takuar nxënës të drejtimit infermieri, drejtim i cili për herë të parë është hapur në vitin 2019 në këtë shkollë.

Elezaj, duke ju uruar nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të suksesshëm dhe proces të rregullt mësimor, theksoi se komuna ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, veçanërisht për stinën e dimrit.

Kryetari Elezaj shtoi se komuna vitin e kaluar ka realizuar disa projekte që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve në shkolla dhe u zotua se do të vazhdojë angazhimin me përkushtim edhe më të madh në realizimin e projekteve të rëndësishme në krijimin e kushteve të përshtatshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për shfaqjen dhe zhvillimin e talenteve për të rinjtë tanë.

Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor për periudhën e dytë të vitit shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, ku në të gjitha shkolla ka filluar mësimi në mënyrë të rregullt.