Elezaj sot ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është takuar edhe me ekipin e stafit mjekësor të angazhuar për trajtimin e rasteve të konfirmuara me virusin COVID-19 dhe personat me simptoma të virusit.
Elezaj ka vlerësuar angazhimin e stafit mjekësor në parandalimin e përhapjes së virusit dhe për ofrimin e shërbimeve mjekësore, si në QKMF, AMF ashtu edhe nëpër shtëpi dhe shtoi se komuna do të ofrojë përkrahje të parezervë në sigurimin e mjeteve mbrojtëse dhe kushteve të përshtatshme për punë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka angazhuar tri ekipe me mjekë dhe infermierë për trajtimin e personave të konfirmuar me virus dhe personave të dyshuar, të cilët do të bëjnë vizita mjekësore nëpër shtëpi.