Sipas njoftimit të komunës në ditët në vijim do të vazhdojë puna edhe për asfaltimin e segmenteve tjera rrugore në fshatin Shtupel.
Komuna ka njoftuar se edhe në fshatin Caravik po vazhdojnë punimet për riparimin e rrugës kryesore, e cila lidhë katër komuna dhe për vite të tëra ishte e dëmtuar.
Njoftimi i komunës:
ASFALTOHEN RRUGËT NË SHTUPEL, RIPAROHEN NË CARAVIK
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka qëndruar në fshatin Shtupel, ku ka parë nga afër asfaltimin e segmenteve rrugore në lagjet Temaj dhe Kerellaj.
Ky projekt po realizohet në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe po ashtu do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e segmenteve tjera rrugore, investime këto shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për banorët e këtij lokaliteti.
Ndërsa në fshatin Caravik Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të mirëmbajtjes verore të rrugëve, pas kërkesës së Komunës së Klinës, po vazhdon riparimin e rrugës kryesore që është në menaxhim të Ministrisë.