Me pikëllim të madh njoftojmë qytetarët se ka ndërruar jetë punonjësi i komunës, Agim Racaj.
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në emrin e tij dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Agimin.
I ndjeri ka punuar në Komunën e Klinës që nga viti 1999, ndërsa ka lënë pas gruan dhe 4 fëmijë.