Kryetari i Klines Zenun Elezaj ka reaguar pas arrestimit të kosovarit, Nezir Mehmetaj, i cili u ndalua në Merdare nga policia serbe.
Postim i Elezajt
rrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës së Kosovës, dëshmon edhe një herë se shteti Serb është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Si Kryetar i Komunës së Klinës dënoj arrestimin dhe kërkoj që autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar të marrin masa urgjente për lirimin e Nezirit dhe të i bëhet e qartë shtetit Serb që politika e tillë e ndalimeve, arrestimeve e përndjekjeve politike duhet të marrë fund.
Komuna e Klinës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informacione të hollësishme për rastin në