ELEZAJ PRITI NE TAKIM KRYETARIN E GOSTIVARIT DR. ARBEN TARAVARIN

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, komandanti i Policisë, rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, kanë pritur në vizitë kryetarin e Gostivarit, Dr. Arben Taravarin.

Kryetari Elezaj dhe Taravari në takim biseduan për format e organizimit të dy institucioneve që ata udhëheqin, zhvillimet e fundit, projektet e ndryshme, investimet si dhe praktikat e përvojat e mira të menaxhimit dhe qeverisjes.

Elezaj gjatë këtij takimi theksoi se ndjehet i nderuar me rastin e kësaj vizite e sidomos duke ditur qëllimin dhe rëndësinë e bisedimit të shkëmbimit të ideve dhe mundësinë e bashkëpunimit në forma të ndryshme me komunën e Gostivarit.

Gjithashtu edhe kryetari Arben Taravari shprehi kënaqësinë e tij që gjendej në Klinë dhe të njeh nga afër punën dhe aktivitetet nga një perspektivë tjetër e mbi të gjitha ofrimin e mbështetjes së tij të pakursyer për bashkëpunim të ndërsjelltë.

Vizita e kryetarit Taravari vazhdoi në qendrën e mjekësisë familjare “Nënë Tereza” në Klinë, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Dr. Haxhi ibishi.