Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj sot përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se një hapësirë prapa banesave në qendër të qytetit, që shërbente si deponi ilegale, është shndërruar në parking për vetura.
Ky është postimi:
Hapësira prapa banesave në qendër të qytetit për shumë kohë është shfrytëzuar si deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave, edhe pse shumë herë është pastruar, duke qenë një problem i madh për banorët.
Me një projekt të financuar nga komuna, ku punimet po vazhdojnë, këtë hapësirë e kemi shndërruar në një parking për vetura që do të shfrytëzohet nga banorët e po ashtu do të ndalet edhe hedhja e mbeturinave.
#klinaqëduam