Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se në fshatin Çabiq po shtrihet rrjeri i ri i ujësjellësit.
“Vizituam sot fshatin Çabiq, ku po vazhdojnë punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, projekt ky i financuar nga CDI dhe që ka një vlerë rreth 1 milion e gjysmë euro dhe i cili do të realizohet në 13 fshatra të Komunës së Klinës”, ka shkruar Elezaj.
Ai tutje ka thënë se ka kërkuar nga kompania punëkryese që realizimi i punimeve për këtë projekt të bëhet sipas dinamikës së paraparë, në mënyrë që në një kohë sa më të shkurtër të fillojë furnizimi me ujë për banorët e këtyre fshatrave.