Kryetari i Komunës së Klinës në ditën e dëshmorëve të kombit, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë vënë kurora lulesh tek shtatorja e heroit, Mujë Krasniqin.
Bashkë me ta ishte eshe babai i komandat “Kapuçit”, Halil Krasniqi.
Ky është njoftimi i plotë i Elezajt:
Sot, në ditën e dëshmorëve të kombit, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë të luftës, mixhën Halil, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë shtatores së Mujë Krasniqit, komandant “Kapuçit”.
Homazhe kemi bërë edhe në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe”, te varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së UÇK–së në Grabanicë dhe ne Gllogjan.
Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!