ELEZAJ MBAJTI TAKIM ME PUBLIKUN

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka mbajtur takim me publikun, ku pa pasqyruar rrjedhat e qeverisjes në komunën e Klinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe planifikimet për projektet që do të realizohen në gjashtëmujorin e dytë të qeverisjes për këtë vit.

Në këtë takim, ku është diskutuar për të arriturat, investimet kapitale, vështirësitë dhe synimet për projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar të realizohen, kanë marrë pjesë drejtori i Administratës në Komunën e Klinës, asamblistë të kuvendit, kryetarë të fshatrave, përfaqësues të lagjeve, qytetarë, monitorues të OSBE-së dhe përfaqësues të KFOR-it.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka theksuar do të jetë çdo herë i gatshëm që të dëgjoi kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve. Ai po ashtu ka prezantuar punën e ekzekutivit për gjashtë muajt e parë të qeverisjes dhe ka informuar qytetarët për projektet e ardhshme që do të realizohen në këtë vit.

Ndërsa qytetarët kanë falënderuar kryetarin për transparencën që po ofron komuna dhe kanë shprehur kërkesat dhe sugjerimet e tyre për probleme të ndryshme