Në 21 vjetorin e masakrës së Kralanit, sot kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë kryesuesin e kuvendit, z. Fadil Gashi, drejtorin e Kulturës, z. Skender Merturi, kryetarin e organizatës së të pagjeturve të luftës dega në Klinë, z. Zeqir Morina, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë memorialit të të pagjeturve në Klinë.
Kryetari Elezaj theksoi se të pagjeturit e luftës dhe masakrat e kryera nga shteti gjakatar serb janë plagë e hapur për shoqërinë tonë dhe se institucionet përgjegjëse vendore duhet të angazhohen më shumë në zbardhjen e fatit të tyre, por edhe faktori ndërkombëtar duhet ta shtojë presionin ndaj Serbisë.
Me financim të Komunës së Klinës, në Kralan kanë filluar punimet për ndërtimin e një memoriali për të pagjeturit e masakrës së Kralanit, por që për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së pandemisë punimet janë ndalur përkohësisht.