Elezaj: Koronavirusi po menaxhohet mirë në Klinë

 

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se situata me Coronavirusin po vazhdon të jetë e qetë, përkundër që në këtë qytet janë dy të prekur me këtë pandemi.

Ai ka thënë se dy pacientët e kësaj komune të prekur me këtë pandemi janë infermieria e Klinikës Infektive të QKUK-së dhe një i ardhur nga Mali i Zi, ku ky i fundit është dërguar në Qendrën e Studentëve, të shndërruar si karantinë.

“Tani më jemi vetëm një muaj kur është konfirmuar pacienti i parë me Covid-19 dhe që nga ajo ditë fatmirësisht nuk kemi pasur raste të reja, përvec para tri ditësh një rast i konfirmuar të një pacienti e cila ka rezultuar të jetë banore e Klinës dhe e njëjta punon në QKUK. para disa ditësh kemi pasur një rast ku një qytetar ka punuar në Mal të Zi dhe ka ardhë në Kosovë, mirëpo ai është dërguar direkt në Qëndren e Studentëve në Prishtinë, ku ka rezultuar edhe ai të jetë pozitiv, që i njëjti nuk ka pasur kontakt me të tjerët”.

Teksa ka folur për këtë pandemi, Elezaj mendon se kanë kaluar fazën emergjentë. Thotë, se po punojnë me mjete buxhetore të Komunës.

“Mendoj që e kemi kaluar atë fazën emergjente ku na është dashur më shumë mjete mbrojtëse, mirëpo kemi marrë masa të mjaftueshme që ne si Komunë e Klinës me mjete vetanake buxheetore kemi siguruar mjete mbrojtëse të mjaftueshme për stafin e QKMF-së dhe po e menaxhojmë situatën mirë edhe me ndihma për familjet në nevojë, kështu që në mënyrë stabile jemi duke e menaxhuar situatën”, ka thënë ai.

I pari i Klinës ka bërë apel tek qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve.

“Besoj se jemi duke e menaxhuar mirë situatën, nuk kemi nevojë për panikë për kërkesa tjera dhe po besoj se jemi mësuar me këto kushtet modeste me  zhvilluar jetën. Të rrim sa më shumë në shtëpi, sepse ka momente kur qyetatrët po lirohen, këshilla ime është që të rrinë në shtëpi. Besoj se i tërë prilli do të jetë muaji që të kemi kujdes”, ka thënë ai