Komuna e Klinës ka kërkuar të dalë nga karantina,
Lajmi u bë i ditur nga kreytari i kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili përmes një postimi në Facebook tha se në takimin e të mërkurës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kam kërkuar nga ai që Klina të hiqet nga karantina.
“Sonte, nëpërmjet një bisede telefonike, ministri më konfirmoi se ka dërguar në Qeveri propozim-vendimin për heqje të karantinës për komunën e Klinës. Pasi vendimi për vendosjen e karantinës për komunën e Klinës është marrë nga Qeveria e jo nga ministria, edhe vendimi për heqje të karantinës duhet të merret nga Qeveria. Prandaj, sipas ministrit, vendimi do të merret sonte ose nesër në mbledhje të Qeverisë”, thuhet në postimin e tij.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Klinës:
Në takimin e të mërkurës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kam kërkuar nga ai që Klina të hiqet nga karantina.
Sonte, nëpërmjet një bisede telefonike, ministri më konfirmoi se ka dërguar në Qeveri propozim-vendimin për heqje të karantinës për komunën e Klinës.
Pasi vendimi për vendosjen e karantinës për komunën e Klinës është marrë nga Qeveria e jo nga ministria, edhe vendimi për heqje të karantinës duhet të merret nga Qeveria. Prandaj, sipas ministrit, vendimi do të merret sonte ose nesër në mbledhje të Qeverisë.
Heqja e karantinës nuk do të thotë që ka kaluar edhe rreziku i përhapjes së virusit, prandaj ju lus që mos krijojmë komoditet, por t`a shtojmë kujdesin dhe të vazhdojmë të i zbatojmë udhëzimet e mjekëve.