Pozitive me covid19 ka rezultuar edhe një tjetër infermiere nga Klina.
E njëjta, infermiere në Spitalin Amerikan në Prishtinë,
Nga ana e tij, doktori Zenun Elezaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast,
.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Edhe një rast me Coronavirus nga Klina, me banim në Prishtinë (infermiere në Spitalin Amerikan)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo ka konfirmuar edhe një qytetare të komunës së Klinës nga fshati Çabiq, të diagnostifikuar me virus.
E infektuara me virus punon si infermiere në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe jeton në Prishtinë.
Megjithatë menjeherë do të fillojmë hulumtimin e kontakteve të mundshme me persona të tjerë nga Klina.
Tashmë numri i të infektuarve nga komuna e Klinës ka arritur në katër. Një shtetase italiane, që tashmë është shëruar dhe është kthyer në Itali.
Një rast nga karantina, i ardhur nga Mali i Zi, i cili nuk ka pasur kontakt me persona të tjerë.
Dhe dy infermiere, të cilat punojnë dhe jetojnë në Prishtinë, njëra në Klinikën Infektive në QKUK dhe personi i konfirmuar sot infermiere në Spitalin Amerikan.
Të nderuar qytetarë,
Ditët e fundit numri i të prekurve me virus po rritet e veçanërisht sot që janë konfirmuar 79 raste, andaj ju lus që me seriozitetin më të madh të respektoni udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe vendimet e institucioneve.
Në asnjë mënyrë nuk duhet ta nënvlerësojmë rrezikun nga ky armik i padukshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojmë që rreziku ka kaluar, javet në vijim janë me kritiket, duhet vetëm të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë në përpikëri udhëzimet e ekspertëve.
Me virus mund të jemi infektuar secili nga ne e mos të jemi në dijeni dhe kështu mund ta përhapim tek më të dashurit tanë.
Zgjidhja e vetme për ta mposhtur virusin është të shmangim kontaktet me persona të tjerë e të mbajmë higjienën.
Është obligim njerëzor e moral i të gjithë neve që të zbatojmë udhëzimet e mjekëve.