Sot, në Klinë, ka filluar asfaltimi i rrugëve kryesore të qytetit nga rruga “Leonard Palucaj” deri te sheshi “Nëna Terezë”, duke vazhduar me rrugët “Muhamet Haxhaj”, “Hamit Krasniqi” dhe rruga “Hasan Prishtina”.
Për të inspektuar punimet ka dalur kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili theksoi se këto punime mjaft të rëndësishme po kryen në mënyrë që të shmangim komunikacionin e ngarkuar dhe krijimin e një qarkullimi sa me te lehtë brenda qendrës së qytetit.
Ai po ashtu, nga operatori ekonomik kërkoi që punët të kryhen në mënyrë cilësore dhe sipas parametrave të paraparë në kontratë.