Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj sot ka inspektuar punimet që po vazhdojnë për asfaltimin e rrugëve lokale dh7e shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Doberdol.
Ai përmes një postimi ka thënē që është i kënaqur që me këtë projekt, që ka një vlerë prej 50 mijë euro, po kompletohet në tërësi infrastruktura rrugore këtu.
“Vlera e projektit është afër 50 mijë euro, ndërsa do të asfaltohen 1.4 km rrugë dhe do të bëhet shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit.
Me projekte të tilla që po realizohen në çdo fshat e vendbanim të Klinës po përmbushim kërkesat elementare por të kamotshme të qytetarëve”, shkruan Elezaj në FB.