Sot u bënë njëzet vjet nga vrasja e ish Kryetarit të Komunës së Klinës dhe të Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë homazhe te busti i Rracit bashkë me punonjësit e tij.
Në këto homazhe mori pjesë edhe familja Rraci.
Në një postim në FB Elezaj shkruan:
Në 20-të vjetorin e vrasjes të ish kryetarit të komunës dhe veprimtarit, Ismet Rracit, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetarin, Besim Hoti, bashkëpunëtorë të komunës dhe familjarë kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule te busti i të ndjerit.
Ismet Raci ishte kryetari i parë i komunës së Klinës dhe mësimdhënës për shumë vite, që ia kushtoi një jetë të tërë edukimit dhe arsimimit. Ai, po ashtu, ishte atdhetar i madh që u sakrifikua në rrugën e lirisë e demokracisë. Dy dekada pas kësaj vrasje që tronditi Klinën, ende nuk janë zbuluar dënuar kriminelet, prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që rastet e tilla të mos mbesin në harresë por t`i trajtojnë me seriozitet dhe dora kriminale të merr dënimin e merituar.