Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB, ka kujtuar masakrën e Kralanit në përvjetorin e 22-të.
Elezaj ka thënë se Klina në dhembjen e prillit, në nderim dhe përulje ndaj sakrificës së martirëve të kombit.
Ky është postimi i tij:
Në 22 vjetorin e masakrës së Kralanit dhe në ditën e të pagjeturve të Komunës së Klinës, bashkë me ish kryeministrin Ramush Haradinaj, kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve për liri dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë memorialit të të pagjeturve në Klinë.
Me nderim dhe përulje ndaj sakrificës së martirëve të kombit, homazhe kemi bërë edhe në Kralan, ku barbarët serbë kryen një ndër masakrat më të tmerrshme me qëllim të spastrimit etnik.
Të pagjeturit e luftës dhe masakrat e kryera nga shteti gjakatar serb janë ende plagë e hapur për shoqërinë tonë, prandaj institucionet përgjegjëse vendore duhet të angazhohen më shumë në zbardhjen e fatit të tyre, por edhe faktori ndërkombëtar duhet ta shtojë presionin ndaj Serbisë.