Elezaj Haradinajt: Faqebardhë si çdo herë

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar për ftesën që i është bërë kryeministrit Haradinaj nga Gjykata Speciale. Ai e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt si akt të një burrështetasi, që ia do të mirën qytetarëve dhe shtetit.

Ja postimi i tij i plotë.

“FAQEBARDHË SI ÇDO HERË
Vendimi i Kryeministrit të Republikës dhe ish Komandantit të shquar të UÇK-së, Ramush Haradinajt, për dorëheqje nga pozita e të parit të qeverisë, për të mos u paraqitur përpara Gjykatës si Kryeministër i shtetit të Kosovës, e bënë këtë akt të tij vendim shembullor të një burrështetasi, se asnjëherë interesi personal nuk është mbi të mirën e Republikës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Elezaj.