Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Bashkë me kryetarët e komunave(AKK), kemi adresuar nevojat dhe kërkesat e bujqve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), që të krijohen mundësi pune.
Si rezultat i kërkesës tonë, Ministria ka marrur vendim që fermerët të ✅lejohen të lëvizin dhe punojnë tokat e tyre nga ora ⏱06:00- 20:00.
Fermerët individual duhet të pajisen me nr. Identifikues të fermës (NIF), i cili mund të merret pranë zyrave të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Klinës.
Po ashtu, fermerët duhen të marrin me vete masat mbrojtëse si: (maska, dorëza) dhe patjetër t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së.
Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë në fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveçse nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
➡️Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;
➡️Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar;
➡️Letërnjoftimin.
Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me ➡️“Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.
↘️Vërtetimi për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së.
Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
➡️ Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;
➡️ Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;
➡️ Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;
➡️ Letërnjoftimin personal të tyre.