Elezaj, është takuar me strukturat e AAK

AAK-ja NË KLINË E GATSHME PËR ZGJEDHJE

ELEZAJ: Vizioni i Kryeministrit Haradinaj për 100% shtet po rreshton rreth vetës çdo ditë e më shumë qytetarë

Kryetari i Komunës së Klinës, njëherësh kryetar i AAK-së në Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, është takuar dje me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fshatrat Grabanicë, Dollovë, Rastokë dhe Kpuz, me të cilët ka biseduar për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen me 6 shtator.

Kryetari Elezaj theksoi se vizioni i Kryeministrit Haradinaj për 100% shtet, me sovranitet të plotë dhe tërësi territoriale të paprekshme po rreshton rreth vetës çdo ditë e më shumë qytetarë, duke e renditur Aleancën një nga partitë më të mëdha politike në vend dhe kandidat serioz për fitimin e zgjedhjeve të 6 shtatorit.

Elezaj më këtë rast kërkoi që të bëhet një mobilizim dhe që të zhvillohet një fushatë zgjedhore fer dhe korrekte, duke pasqyruar punën e realizuar gjatë qeverisjes dhe projektet e planifikuara.

Po ashtu, në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhje, sot është mbajtur takim me strukturat e Aleancës në fshatrat Sferkë dhe Volljakë.

Me këtë rast u prezantua shtabi zgjedhor i Aleancës në Klinë.

#KOSOVA100%