Sot nga ora 20:00, bota e futbollit do të jetë me sytë nga finalja e Superkupës së Spanjës, ku dy rivalët e përjetshëm, Real Madrid dhe Barcelona, do të përballen në një tjetër “El Clasico”.
Sfida do të zhvillohet në Arabinë Saudite, duke sjellë një atmosferë të zjarrtë për këtë duel interesant.
Barcelona, e udhëhequr nga trajneri gjerman, Hansi Flick, kërkon të rikthejë lavdinë e dikurshme.
Kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën katalanase, e cila ka treguar shenja përmirësimi këtë sezon. Për Flick, fitorja e Superkupës do të shënonte trofeun e parë si trajner i Barçës dhe një sinjal të qartë për rikthimin në garat madhore.Nga ana tjetër, Real Madridi vjen në këtë finale si kampion në fuqi i Superkupës.
Skuadra e Carlo Ancelottit, me lojtarë si Kylian Mbappe dhe Vinícius Júnior, synon të tregojë edhe një herë fuqinë e saj në skenën ndërkombëtare.
Ancelotti është i vetëdijshëm për presionin që sjell kjo përballje, por “Los Blancos” kanë treguar vazhdimisht aftësinë për të përballuar situatat e mëdha.
Rrugës për finale, Barcelona eliminoi Athletic Bilbaon në gjysmëfinale 2:0, kurse Real Madridi “rrëzoi” Mallorcan e Vedat Muriqit 3:0