Ekzekutohen pagesat për 5,740 persona sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike COVID-19.
Kështu njofton ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati duke shtuar subvencionimi është bërë për ata persona që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, përcjell Telegrafi.
“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100 euro), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50 euro). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50 për qind e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3 dhe 10 për qind e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1,516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, njofton Murati.