Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për vazhdimin e pagesës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik.
“Pika e 9 e rendit të ditës sot është shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistë shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 ,mbështetja e shëndetësisë lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike”, tha Kurti.
E ministri i Financave, Hekuran Murati tha para kabinetit qeveritar se kjo pikë duhet vetëm të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tashmë jemi në një vit të ri fiskal me buxhet të ri.
“Ky vendim bënë vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar, vetëm se kësaj radhe duhet të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tani jemi në një vit të ti fiskal me buxhet të ri.
Me këtë propozim-vendim parashihet ndarja e mjeteve, dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë fillimisht apo deri në hyrje në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati.
Pas kësaj me shumicë votash u miratua ky propozim-vendim.