Procesin e vetingut të arsim po e shohin tejet të nevojshëm ekspertë të kësaj fushe në vend. Por nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), po mendojnë që duhet të ketë vetëm vlerësim të performancës.
Vetingu është i nevojshëm për pozita udhëheqëse në arsimin e lartë dhe për të riformatuar në tërësi strukturën udhëheqëse të universiteteve thotë drejtori i Institutit EdGuard Rinor Qehaja.
Sipas tij, vetingu mund të pastrojë arsimin e lartë nga disa individë, por që nevojitet një instalim i mirëfilltë i llogaridhënies për gjatë gjithë niveleve.
“Vetingu është i nevojshëm për pozita udhëheqëse në arsimin e lartë dhe atë për të riformatuar në tërësi strukturën udhëheqëse të këtyre universiteteve dhe këto struktura udhëheqëse. Atëherë për të instaluar mekanizma të mirëfilltë llogaridhënës që do të na garantonin një cilësi të pozitave të tjera për gjatë gjithë niveleve. Unë nuk vlerësojë që ndonjë ekspertizë ndërkombëtare në vetting mund të bëjë ndonjë ndryshim”.
“Problem jonë i një cilësie më të rritur në arsim është ekskluzivisht i ndërlidhur me mungesë të mekanizmave të llogaridhënies. Pra ajo çka na nevojitet është një instalim i mirëfilltë i llogaridhënies për gjatë gjithë niveleve. Atëherë natyrshëm edhe cilësia do të vinte si produkt i tyre. Vetingu mund të pastrojë arsimin e lartë nga disa individë atje. Mirëpo nuk është garantues i një cilësie më të rritur. Vëmendja jonë institucionale duhet të jetë te cilësia për studentët”.
“Të gjitha universitetet publike kanë organe të vlerësimit për individë, për shkelje të ndryshme akademike dhe etike që mund të bëhen. Po sikur këto organe të kishin pavarësi dhe kompetencë të mirëfilltë atëherë vettingu bëhet periferikë pasi që si të tilla do të na garantonin sigurimin e cilësisë në arsim”, tha Qehaja.
E nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala tha se nuk ka nevojë për veting në sistemin e arsimor, mirëpo duhet të bëhet vlerësimi i performacës së mësimdhënësve.
“Unë nuk e di pse bëhet vetingu në sistemin e arsimor. Në sistemin arsimor duhet të bëhet vlerësimi i performacës së mësimdhënësve, ngase përmes vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në orët shkollore nga inspektorët profesional dihet sesi mbahet mësimi dhe në rast se ndonjë mësimdhënës eventualisht ka ndonjë ngecje atëherë t’i thuhet nga inspektori profesional se ku ka ngecje me qëllim të përmasimit të atij mësimdhënësi”.
“Mirëpo shumica e mësimdhënësve të Kosovës janë mësimdhënës meritor dhe meritojnë të jenë pranë nxënësve të tyre”, tha Shala.