Një ngjarje e rëndë ka ndoshur sot në qytetin e Klinës. Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
Burimet bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.
Sipas këtyre burimeve, viktima në Klinë ishte biznesmen i shquar në Zvicër. Ai posedonte garazh të veturave luksoze.
I dyshuari dhe viktima ishin familarë mes vete dhe në drejtim të ndjerit ka shkrepur 7 plumba.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, në një lokal në qendër të Klinës