Ekskluzive/UDB-ja në Kosovë, ja si funksiononte spiunazhi jugosllav
Nafi Çegrani
Kjo përbën një nga aspektet themelore të spiunazhit, të lojërave sekrete strategjike të operacioneve të UDB-së, që përfshinin me dhunë, mashtrime dhe kurthe shumë shqiptarë në valët e propagandës dhe disinformimit, si fenomene të veçanta të spiunazhit që kurdiseshin nga ekspertë të UDB-së për shembull në “shpartallimin e Grupit të Ukë Sadikut, djalit të Sadik Ramës, të cilin e njeh historia. Me kujdes të posaçëm u ngrit kurthi edhe për asgjësimin në pritë të Qazim Bajraktarit dhe Halil Sadrisë nga Gjurgjevishti, madhe OZN-a për këtë përdori djemtë e Din Arifit; Sahitin dhe Sokolin, ky i fundit ishte dhëndër i Ukë Sadikut. Po në këto mënyre tradhtisht duke shkelur besën e shqiptarit, u zbuluan, kapen dhe vranë edhe Gjon Sereçin, Lame Breznicën, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, Sulë Hotlën, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçiçën etj.. UDB-ja për eliminimin e tyre përdori spiunë shqiptarë, të shitur të tipit të Sokol Din Arifit, për qëllimet e Sigurimit të Shtetit, kurse në zbulimin dhe kapjen e Gjon Serreçit si informator u përdorën Osman e Abaz Gagica, Bejte Shkodriçi etj., të cilët mund të konstatoj se edhe kanë qenë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë pasi ishin torturuar mizorisht nga oficerët famëkeq të shërbimeve sadiste dhe shkelën në besën shqiptare. Por kishte edhe spiunë të një formati tjetër siç ishte “falanga e tradhtarëve”, të cilët ashtu të thyer e të poshtëruar ishin vënë në shërbim të xhelatëve. Të tillë ishin Avni Mehmet Çorovina, Nexhip Habibaj, Shefki Beqiri, i cili në popull njihej si Shefki Ozna, Kadri Iliazi i Maçitevës, Ismail Zenuni, Mehmet Maliqi, babai i Shkëlzen Maliqit, mik i tradhtarit Bajram Ukë Starova. Mehmet Maliqi famëkeq njëherazi ishte jo vetëm organizator i “Falangës së tradhtarëve”, ndër shqiptarët e Kosovës, por edhe organizator në përgatitjen e kurtheve dhe të likuidimit të Ibrahim Lutfiut, Rifat Berishës, Hasan Remnikut, etj. Dhe i biri, Shkëlzen Maliqi, më zi se i ati, gjatë demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe direkt me Beograd, kontribuoi mjaft në asgjësimin e,, kontrarevolucionit,, shqiptar, duke punuar si analist i devotshëm në fushën e spiunazhit të UDB-së jugosllave.(Mjerisht kosovarët edhe sot e mbajnë si analist dhe publicist në poste e mediume).
Në dhënien e informacioneve përmes BESËS shqiptare me shqiptar të shitur më mirë të themi tradhtarëve, të cilët u vunë në shërbim të UDB-së, një pjesë tjetër u bënë “informatorë” pasi kasapët e shërbimit famëkeq i kishin thyer moralisht e bërë leckë me muaj injoruar dhe të poshtëruar psiqikisht dhe fizikisht në sajë të dhunës dhe dajakut, u bënë vegla dhe u thurën plane e kurthe, u zunë pusi e prita, u bënë kombinacione dhe u kapën, likuiduan shumë njerëz. Kështu UDB-ja përmes Kadri Iliazit nga Miaçiteva, ky duke prerë në besë Belul Kakollarin, dhe në sajë të spiunit që kishte bërë Mehmet Maliqi, Cukuli i Prizrenit përmes Ibrahim Abdyl Buzhallës dhe Sinan Kepës, ky i fundit vëllai prej nëne i martirit Zenun Kepës, u zbulua dhe u vra Ibrahim Lutfiu, një veprimtar i rrallë i kauzës kombëtare dhe intelektual i shkëlqyer, dhëndër i Ferhat bej Dragës. Për krimet që ka bërë në krye te “falangës së tradhtarëve” Mehmet Cukuli i Prizrenit, ndryshe Mehmet Maliqi, që njihet në popull si antishqiptar dhe udbash i përbetuar do të shkruaj historia dhe ajo do ta dënojë rëndë e më rëndë…
***
UDB-a dhe paraprakisht KOS-i jugosllav ruanin një konspiracion të madh dhe vëzhgonin e ndiqnin së tepërmi dhe me metoda e mjete të vrçanta njerëzit të cilët hynin e dilnin në përfaqësitë diplomatike dhe sidomos ishin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme e sistematike diplomatët e Shqipërisë në Beograd.
Në arkivat sekrete bullgare janë zbuluar dokumente të ndryshme të cilat njashtu flasin për survejimet që u bënte ish-sigurimi i shtetit i këtij vendi ballkanik ambasadave të Shqipërisë, Kinës dhe vendeve të NATO-s. Madje supozohej se diplomatët dhe rezidentët e sigurimit të shtetit të Shqipërisë deri në vitin 1983 bashkëpunonin me Perëndimin kundër Bullgarisë, Greqisë, ish-Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës. Ka zëra në historiografinë e sotme ruse që prishja e Tiranës dhe Moskës në vitet 1960-1961 ishte skenar i Perëndimit që duhej përsëritur në Sofje. Në këtë kuadër sigurimi bullgar dhe KGB-ja përhapën lajme dhe për një grusht shteti të organizuar në tetor 1964-prill 1965 nga elementë proshqiptarë e prokinezë dhe inteligjenca perëndimore. Këtë e thotë në një shënim të tijin edhe Enver Hoxha: “Agjencitë e Shërbimeve të fshehta inteligjente dhe informative , duke përhapur lajmin në mënyra të ndryshme dhe konfuze, duke thënë ca, se revolta është “prokineze dhe proshqiptare””, apo: “Dimë, gjithashtu, me siguri se në aktivin e Sofjes, që u bë pas këtyre ngjarjeve, ku foli Mitko Grigorovi, në atë kohë sekretar i komitetit qendror të PKB-së, njerëzit “u vunë në korrent” dhe u shpif se gjoja kjo gjë qe nxitur dhe organizuar nga ambasadat shqiptare dhe kineze në Sofje.Por, të gjitha këto mbeten punë dhe veprimtari spiunazhi edhe në shtigjet e Ballkanit…
***
Në vitet 1948-1950, me konfliktin e informbyrosë, Jugosllavia përjetoi një tronditje të thellë politike në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet shtetërore. UDB-ja në mënyrë permanente vazhdonte me përgatitjen dhe realizimin edhe me tej të planeve, kurtheve, vrasjeve dhe likuidimeve të mistershme mbi shqiptarë. U zhvilluan komplote të ndryshme antishqiptare dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi, bëhej zgjedhja e figurave të shquara kombëtare si në Kosovë dhe në Maqedoni. U zhvilluan edhe një mori operacionesh operativë të spiunazhit dhe agjenturës jugosllave, me të njëjtat motive. I tillë ishte edhe organizimi i vrasjes së Xheladin Hanës, drejtor i gazetës “Ri1indja”, dhe arrestimi i Muhedin Hadrit, rrëfimet e të cilit ishin rrëqethëse dhe do t’i mbaj mend. E takoja shpesh në Tetovë e Shkup gjatë viteve 1969-1972, kur shërbeja si operativ i SDB-së, ato rrëfime të Hadrit kanë ç’ka t’i shtojnë historisë sonë dhe tragjikës shqiptare, ndaj i mbaja shënimet e mia të fshehura, me qëllimin se një ditë do t’i shkruaja….
Me daljen e Rezo1utës së Byrosë Informative dhe prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, një numër i madh shqiptarësh, personalitete, figura të luftës, të kulturës dhe të arsimit, tanimë e kishin kuptuar se ishin zhgënjyer fare me “Bashkim Vëllazërimin”, i cili mbeti vetëm një propagandë për t’i vënë shqiptarët në gjumë për pesë dekada. UDB-ja dhe KOS-i, me ngulm të madh organizonin komplote tanimë edhe kundër vëllezërve kreshnikë të Dibrës, Qema1 dhe Nexhat Agolli, madje Aqif Lleshi, Xhafer Kodra, Rifat Berisha, Sali Lisi, Azem Moranës, Sadudin Gjurës, Xheladin Krifcës, Gajur Dërrallës etj., me operacionet e fshehta operative dhe agjenturore, tanimë, kishte depërtuar mirë e mirë në qarqet dhe radhët e pjesëtarëve të “Frontit Kombëtar Shqiptar” në të cilin ishin të përfshirë edhe një rrjet më i gjerë që formonin “Lëvizjen për bashkimin e trojeve etniken”. Këta persona UDB-ja i mbante nën vëzhgim të pandërprerë, kishte zbuluar edhe lidhjet e tyre më të gjera në terren, ndaj edhe kishte formuar rrjetin e spiunazhit me shqiptarë, duke sjellë madje edhe spiunët e bashkëpunëtorët e vet nga trojet tjera shqiptare, për shembull, bie fjala nga Ulqini i Malit të Zi, përmes Beogradit dhe rezidencës së UDB-së, në redaksinë “ISKRA” erdhën në Shkup e Tetovë disa punonjës arsimi, mësues dhe të profileve të tjera, si Bahri Brisku, Kapllan Resuli etj., (të ardhur kishte edhe nga Kosova) duke krijuar kështu një jetë ankthi, frike e tmerri. Shqiptari nuk ishte i sigurt, gjithnjë ishte ballë për ballë me vdekjen! Qemal e Nexhat Agolli, Xhafer Kodra, Sali Lisi, e shumë të tjerë i hëngri nata e Goli Otokut, famëkeq, u vranë, u likuiduan, torturuan, përgjakën, e disa që mbetën gjallë si Xhafer Kodra, u çmendën fare. Ndërsa të tjerë si Rifat Berisha me shumë kushërinj, disa u arratisën në Shqipëri, kurse ata që mbetën në Kosovë hoqën të zitë e ullirit nga spiunët e angazhuar të UDB-së.
MARTIN CAMAJ
Një nga hapat e parë të jugosllavëve për të fituar zemrat dhe mendjet e refugjatëve shqiptarë ka qenë sigurimi i të ardhurave për disa nga elementët më me ndikim. Derisa Komiteti i Prizrenit tashmë ishte nën kontrollin e plotë të UDB-së, nga viti 1951 Qeveria jugosllave nisi të jepte paga mujore për refugjatët shqiptarë, të cilat varionin prej 3 mijë deri në 6 mijë dinarë. Këto të ardhura, sipas njërit prej raporteve të CIA-s, vareshin nga nevojat individuale të emigrantëve, ku drejtuesit e Komitetit (bëhet fjalë Apostol Tenefin, Nik Sokolin, Rexhep Becën, Lutfi Spahiun, Stathi Kostarin dhe Jovan Memën) pranonin pagesa më të larta. Anëtarët e këtij organizimi udhëtonin gjithandej ku ndodheshin emigrantët shqiptarë. Shpenzimet e tyre hiqeshin nga UDB-ja. Përveç kësaj, shteti jugosllav po u krijonte lehtësira edhe të rinjve shqiptarë, sidomos atyre që llogariteshin se kishin predispozita anti-Cominformiste. Këta studentë të cilët ishin vendosur në “Studenski Dom” (Dhoma e Studentëve) merrnin 1500 dinarë në muaj. Sipas një raporti të hartuar me 21 shtator 1950, në mesin e studentëve që merrnin bursë ishin: Danish Daca, Enver Metani, Çesk Dajçi, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Emri i këtij të fundit apostrofohet edhe në raportin e 3 janarit të vitit 1955, ku konsiderohet, i angazhuar si punëtor i Radio Beogradit bashkë me Hasan Kaleshin.
HASAN KALESHI
Një tjetër histori intriguese e rekrutimit të intelektualëve shqiptarë është edhe rasti i orientalistit shqiptar me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë, Hasan Kaleshi (1922-1976). Ndonëse historia e tij nuk tangenton në asnjë mënyrë me Komitetin e Prizrenit dhe as me refugjatët shqiptarë, emri i tij çuditërisht figuron në një nga raportet konfidenciale të CIA-s. Dështimi i përpjekjeve të CIA-s e MI6 britanik për të desantuar elementët anti-komunistë në Shqipëri, historitë fascionuese me Kim Philby e deri te dekonspirimi i planeve subversive nga Moska deri te Sigurimi i Shtetit, duket se janë vetëm njëra anë e medaljes. Ekzistenca e një vistër raportesh konfidenciale të CIA-s flet që inteligjenca amerikane nuk ishte tërhequr krejtësisht nga rravgimi i saj për të bërë një përmbysje në Shqipëri.
Dy dokumente të tilla që lidhen me njëra-tjetrën flasin në të mirë të faktit që inteligjenca amerikane po përçapej sërishmi që të ndikonte mbi emigrantët shqiptarë, kryesisht ata që ndodheshin në Itali. Një raport konfidencial i CIA-s, që mban datën 20 dhjetor 1954, jep dromca interesante edhe nga aktiviteti i inteligjencës amerikane në diasporën shqiptare në Turqi. Duket se ky raport është i përcaktuar më tepër për nevoja të brendshme të shërbimeve amerikane sesa për raportim ndaj qendrës. Në këtë dokument, vëmendja e operativëve të CIA-s tërhiqet nga Hasan Kaleshi, i cili në vitin 1954 ishte dërguar në Stamboll si i angazhuar nga Qeveria jugosllave për një hulumtim të paspecifikuar. Kaleshi asokohe shërbente si profesor në Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Beogradit dhe në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Ky dokument bën me dije se një agjent i CIA-s (emri i të cilit nuk jepet madje as me iniciale), që kishte pasur edhe kontakte të mëparshme, me 23 shtator kishte pasur në Stamboll një takim dy-orësh me Kaleshin. Tutje, raporti thekson me një lloj emfaze dyshimin se Kaleshi ishte i përfshirë në aktivitete inteligjente për UDB-në në Turqi, prandaj ai duhej të futej në listë dhe duhej të shikoheshin të gjitha lidhjet në zyra për të, nëse një gjë e tillë nuk ishte bërë ende. Po ashtu, në këtë raport intern kërkohet nga filan agjenti (i cili nuk përmendet as me iniciale) që të qëmtojë çdo informacion të mundshëm për Kaleshin (të dhënat biografike) si dhe veprimtarinë dhe kontaktet e tij në Turqi. Më tutje, raporti nënvizon se pavarësisht që Kaleshi u kthye përsëri në Jugosllavi, hetimi i prapavijës së tij duhet të bëhej me qëllim të mbrojtjes së operacioneve të CIA-s në Stamboll ku ky kishte farefisni. Dyshimi për Kaleshin përsëritet edhe në një paragraf tjetër të këtij raporti. Agjenti që kishte realizuar takimin me të me 23 shtator kishte kërkuar të dinte prej tij nëse mbante kontakte me Qazim Gojanin, një tjetër agjent i UDB-së në Stamboll, gjë që po i mbante të hapura dyshimet se rrethi me të cilën shoqërohej ai ishte disi i dyshimtë.
***
Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë.
FAHREDIN GUNGA, gjatë marrjen pë pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, më 21 janar 1959, ndër të tjera kundër Adem Demaçit dëshmon: ”…Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosme, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual.
“Grupit irredentist të Adem Demaçit i vërtetuar si armik i popullitdhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan dënime të merituara”- ka thënë Gunga.
Fahredin Gunga ndonëse i ka takuar klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist,gjegjësisht si informatory i UDB-së për Kosovë, dhe lojal i KQ të LK, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes Në burgosjen e tretë të Adem Demaçit, në vjeshtë të vitit 1975 pas hetimesh të mundimshme, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinajt, në “emër të popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh.
Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës(RTP–ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA, me titull: “DËNIME TË MERITUARA”.
Sa turp, sa keq, Gunga intelektual dhe poet që hobi e kishte edhe kodoshllëkun…
Në komentin e tij GUNGA, më tej ndër të tjera thotë:
” Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar… Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”
Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
Me Fahredin Gunga ishte shok i ngushtի edhe Bqeri Berisha i cili nga Tetova ishte i dërguar në redaksinë ,,Shkëndia,, në Ptishtinë bashkë me to edhe informatory ,,Vetulla,, të cilët janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ua kanë shkaktuar mijëra familjeve shqiptare, me denoncimet kundër vëllezërve dhe baballarëve të tyre, në UDB dhe në strukturat tjera pushtetore të regjimit…!!!
***
…Pas Plenumit të Brioneve më 1966 dhe rënies së Rankoviçit, UDB-ja u shndërrua në SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) ashtu siç ndodhi edhe me KGB-në e Bashkimit Sovjetik (Komitet Gosudarstvenoj Besopasnosti -Komiteti i Sigurimit të Shtetit) që kishte lindur nga Revolucioni Bolshevik, si pjellë e KOMINTERNI-t dhe Sigurimi i Enver Hoxhës dhe Siguritate e Rumanisë së Çausheskut. SDB-ja dhe KOS-i, si dy shërbime sekrete për zbulim dhe kundërzbulim, para dhe pas vdekjes së Titos, si një makineri e madhe, ishin themele të regjimit totalitar komunist që vepronte si shtet brenda shtetit. Ajo ishte si një mafie e çuditshme, përkatësisht shpatë e pamëshirshme e Partisë Komuniste, që mund të shkatërronte cilindo që do t’i kundërvihej. Unë këtu do të shpalos fakte e dëshmi nga dosjet sekrete të veprimtarisë së errët të SDB-së, që vepronte sipas shabllonëve të KGB-së staliniste dhe të Sigurimit enverist, të cilat për nga natyra duken abstrakte dhe enigmatike, për publikun e gjërë.
***
Si vepronin dhe cili ishte konspiracioni i tyre…E keni vënë re diç që ju ndjek hap pas hapi si fantazmë, disi si hije e zezë, si murtajë vdekje dhe tmerri?… Ajo të ndjek gjithkund, si të thuash, këmba –këbës,në çdo kohë në çdo vend, bile edhe kur flenë të vëzhgon dhe survejon…E kjo quhet: UDB-ja, SY DJALLI PËR SHQIPTARËT.
… Në Kosovë ajo u përqendrua tek shërbimi i fshehtë informativ i rrjetit agjenturor agzistues që nga kohërat e Rankoviqit,Mehmet Shoshir e Mehmet Maliqit, Franjo Herleviqit, Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit etj. si strukturë elite, madje që involvonin dhe angazhonin në rrjetet e asaj agjenture famkeqe edhe njerëz të zakonshëm ose me influencë nga radhët e grupeve të rezistencës dhe luftës në aradhat guerile të Shaban Polluzhës. Mulla Idriz Gjilanit, Rifat Berishës, Xhemë Simnicës, Hasan Rremnikut, Sulë Hotles, Aqif Reçanit, Hamid Emini Brunçaj, Azem Moranës, Mefail Zajazit, Ali Stanecit, Kovaçicës etj etj.Madje edhe tek bashkëpunëtorët e saj të viteve të më vonshme, që nuk ishin të paktë dhe që nuk njiheshin të gjithë; tek strukturat e mirë organizuara dhe të pajisura me mjetet më të kohës. Kanë qënë rrethime të katërfishtë, nga të cilët njeriu, kushedi edhe sa të posedonte përvojë lufte dhe eksperiencë që të bëje një shpartallim me armë në dorë, ishte tepër e vështirë të dilje i gjallë nga ato rrethime të tmerrshme kriminale…
***
Ndaj,edhe kur të përdorim këtu në aspektin e shëmtuar dhe trishtues HIJEN e zezë si figuracion tmerri ose syrin e udbs si sy djalli që na ndjek e përcjell në hap gjetiu, mund të thuhet se rritja e HIJES ishte gjithnjë në proporcion të drejtë me veprimet që zhvilloheshin nga operativistët e fsheht të UDB-së sin ë Maqedoni, e sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, duke mos lënë anash, dallgët e spiunazhit edhe të KOS-it bashkarisht të cilat vinin këtej si dallgë të trazuara deti edhe andej nga Bosna e Kroacia ku lufta dhe vdekja bënin kërdi… Kjo ishte një gjë që mund të pritej,gjegjësisht në Kosovë, por edhe në Maqedoni, megjithëse tanimë, ishte disi më e vështirë të paramendoje se çka mund të ndodhëta realisht në dheun ku kishin buluar bozhuret (kuq si gjaku), sepse këto bulojnë vetëm në truallin e Kosovës dhe askund në botë.Po çka të bëhej, le të bëhej, si të thuash, makineria e fsheht e tmerrit dhe vdekjes plotësisht ishte e institucionalizuar, dhe së dyti, sepse ishte bërë më e sofistikuar. Në Prishtinë, krahas kombinimeve konspirative (ngjajshëm edhe në Maqedoni), fillojnë të shquhen disa figura politike që kishin lidhje të ndjeshme me strukturat e fshehta të cilat kishin zgjërime të thella në relacionin Kosovë-Shqipëri-Malin e Zi dhe Maqedoninë, shqiptari i vuajtur edhepse me dinjitet dhe fyrtite fisnike e trimërie , në përballje me spiunazhin dhe servilët udbashian, nuk e kishte lehtë, do të ecte sypatrebur duke trupuar shtigje e barikada të kurdisura, duhej të çante në baticat dhe zbaticat e rrëmujës të cilat me dyzimin e mjegullinës venin e vinin si një stuhi malesh dhe deti me shi e erë, si një murlan, prej nga njeriu nuk e kishte lehtë të kuptonte se, vallë nga lindte dielli ?! Ecte me Gurin e Sizifit mbi shpinë dhe me shpresë se një ditë do të ngadhnjenin me pranverën dhe lirinë e ëndërruar kaherë!
***
…Në Maqedoni, bie fjala, Nevzat Halili hypi si kreshnikët në kali të bardhë, të cili e kishin shaluar të tjerë bylykbasha të cilët dhe kishin dal në ,,allajn,, e Tetovës, të ,,veshur me kësmete,, pelivanësh…(Mu si ata që dalin në në Zhur të Dragashit!).Por, çka dhe si do të zhvillohen më tej në këto disa segmente survejimesh dhe fokusime objektesh dhe personash të shfaqur, kush me parashikime të sakta e kush jo, në ,,logun e kreshnikëve,, dalin edhe disa të tjrë,emrat e të cilëve nuk ka nevojë të përmenden si rrjedhë këtu,përshkaqe vendi dhe hapësire,ishin dyzimi i mjegullnajës e cila sillej vërrdallë, qarrk e qarrk Kosovës, madje herë në Shkup,here në Tetovë dhe… sikur të hiqej një valle e kurrdisur mire me tak dhe muzikë e cila nuk kuptohej lehtë, ose më mire me thënë, luhej një valcer I heshtur dhe i fsheht me ritmet e një konspiracioni agjenturor…
… Për të qenë edhe diaspora pjesë e lojërave operative dhe kombinimeve secrete, do të përfshihen në këtë valle edhe disa persona të tjerë të ,,besueshëm,, në të dhënat e grumbulluara operative, e që në fakt ishte roli i DIZINFORMACIONIT… Herë pas here do të synohej rifutja në lojë e disa prej atyre që ishin thyer gjatë periudhës së paraburgimeve, ku edhe torturat kishin qenë më të egra. Ndodhte edhe kjo.Dilema këtu nuk ka !
Do të ketë, madje, edhe raste të tjera të mëvonshme që do të mbeten brengë a jona, raste edhe të infiltrimit në strukturat e luftës edhe të njerëzve që ishin futur ose që rrugës do të bëheshin denoncues të strukturave të ndryshme të fshehta informative,sin ë Kosovë, njashtu edhe në Shqipëri dhe ndër shqiptarët e Maqedonisë ( të cilët ishin zgjedhur si të ,,besueshëm,, bëhej DEKONSPIRIMI i qëllimshëm ose nga SMIRA që mjerisht shqiptari e posedon si veti negative).Por, për të gjitha këto dhe kahjet tjera të rrjeteve agjenturore dhe informative serbosllavomaqedone të cilat shtriheshin nga disa qarrqe të Shkupit me shumë tipa që kshin gjen kriminelësh siç ishin Sllobodan Stankoviq, Nikolla Ilievski, Dushko Trajkovski, Mirko Bunevski, disa shqipfolsa të shitur dhe në Tetovë ku SDB udhëhiqej nga njerëz të pamoralshëm dhe të korumptuar në krye me Bedri Sinanin dhe Hisen Musliun e Dobërdollit.Ky i fundit ato kohë erdhë në UDB vë verë të vitit 1979 i transferuar nga Zagrebi me propozim dhe garancë të Stipe Mesiqit dhe Zdravko Mustaqit, sepse babai i tij kishte një ëmbëltore dhe ishte vë në shërbim të organeve të atjeshme si aktivish dhe lojal i aparateve të UDB-së dhe atij regjimi komunist.Pasi filloi punën fillimisht si inspektor i SDB, shpej ua futi frikën në asht shqiptarëve të Tetovës me rrethinë dhe shpejt Shkupi e avansuan duke e emruar si kryshef në qytetin e Pollogut, ku popullata, sidomos intelektualët shqiptar dhe patriotë hoqën të zitë e ullirit. Më vonë për motive të ulta amorale dhe për mashtrim e dhunim të një vajze, nxënëse e medicinës në Tetovë dhe disa dallavere të tjera, Hisen Musliu me nofkën ,,Nofulla,, u supendua nga rradhët e atij Shërbimi. E sot, mjerisht ky hajn bëhet edhe patriot!?!
Madje UDB-a si një Shërbim famos dhe me përvojë antishqiptare, me metodat e veta konspiruese si një azhdajë vepronte edhe në anët e Pejës dhe Gjakovës gjer në Dragash dhe Tropojë, që në kohën kur qeveriste Ramiz Alija,para dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës, ishin të strukturuara mirë disa Shërbime të fshehta të sigurimit nga Beogradi, por që prezente ishin edhe agjenturat e CIA amerikane dhe ato gjermane,të cilët kishin informacion të duhur se çka ndodhëte me shqiptarët dhe luftërat që kishin nis të përflaknin Ballkanin.
***
… UDBja vepronte edhe në Tiranë përmes disa rrjeteve të saj të trajnuar mirë dhe me metoda special, që më pastaj edhe perms ca ,,lidhjeve,, dhe ,,burimeve ,, të veçanta të vëna në rrjetin e strukturave vëzhguese të saj të spiunazhit, i cili shtrihej nga Dragashi dhe Zhuri e gjer në Kukës e Tropojë ! Këtu vlenë të theksojm edhe faktin se sidomos edhe përmes linjeve telefonike,shpesh herë, për njerëzit që dyshonin se ishin të kyçur në lëvizjet ilegale, bëhej përgjimi dhe regjistrimi i bisedave nga një lokal ,,Kumanova,, përballë hotel Dajtit në Tiranë…UDB-ja vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte çdo lçvizje, ndaj dhe dinte çdo gjë për personat dhe objektet e fokusuar, duke ngritur madje edhe disa baza secrete me prsonel të angazhuar, siç ishte ajo në restorantin “Prizreni”, prej nga, padyshim se kanë kaluar mjaft informacione për në Beograd…
***
Ndër vite e vite, UDB-ja dhe KOS-i jugosllav, (ilegalisht dhe të trajnuar mirë në kampet special të Batajnicës dhe Çaçakut, apo edhe në disa vende si baza sekrete në malet e Bosnës dhe të Malit të Zi) me qindra shqiptarë i çonin si diversanta dhe vriteshin në përpjekje me forcat kufitare ose ato të Sigurimit etj. Ose kishte edhe raste të atilla, të cilët vetë UDB-ja duke i vë në lista të zeza, i dorgonte andej malesh e grykash për veprimtari spiunazhi apo agjenturor andej kufirit, dhe ua pregatiste vetë pritat dhe i vriste në pabesi, i likuidonte…Shembuj të tillë ka plotë, rrëfimi për to është mjaft rrënqethës dhe i tmerrshëm !
Në qendër të vëmendjes së veprimeve operative dhe strategjike, Shërbimet e fshehta të Beogradit kishin disa figura, të cilat, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin vendosur kontakte, qoftë përmes afërsisë familjare, qoftë përmes njohjeve të hershme, me njerëz ose struktura që kishin lidhje me krerët e rezistencës shqiptare në përgjithësi, me personat të cilët ishin ideatorë të ilegales guerile dhe të luftës në Kosovë që nga koha e Shaban Polluzhës i cili kishte rrefuzuar atë kohë që të shkonin shqiptarët e të luftonin për serbosllavët në Frontin e Sremit në Banat.
Gjatë gjithë periudhës së veprimtarisë së saj të fshehtë dhe lidhjeve të errëta të rrjetit agjenturor të klaneve dhe elementeve të Shërbimeve të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit famoz (të UDB-së dhe KOS-it jugosllav), sidomos gjatë Luftës së Ftohët,duke filluar që nga konfliktet e Informbyrosë të vitit 1948, u zhvilluan sërë betejash dhe luftëra të heshtura, sekrete , me metoda kospirative dhe tejetë perfide, dhe dukej sikur vepronin hije nate dhe thikash të gjata tmerri në shtigjet ballkanike, por edhe më gjërë në rajon. Zhvillimet agjenturore dhe të spiunazhit jugosllav me një intensitet të veçantë dhe konspiracion të thellë ishin të drejtuara ndaj Shqipërisë në një anë dhe ndaj emigracionit shqiptar në anën tjetër.Dhe e tërë kjo, është si të shkruajshë një histori të çuditshme dhe të pabesueshme mbi të bëmat dhe ngjarjet (misterioze) të viteve të rrënuara, shantazhet, aktet diversioniste dhe tronditëse të UDB-së dhe KOS-it ( po edhe të SID-it diplomatik jugosllav) të cilat i organizonin dhe vepronin paralelisht si një makineri që shtriheshin në formë organizatash të ndryshme dhe grupesh operative të stërvitur mirë dhe të cilët ushtronin dhunë tmerresh dhe vdekje mbi shqiptarët, frikë dhune dhe ferri, në stilin e GESTAPOS fashiste…duke arrestuar, burgosur, rrëmbyer e vrarë njerëz të Frontit të rezistencës kombëtare shqiptare, duke vrarë njerëz të pafajshëm, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni gjatë likuidimeve tinëzake dhe në prita të fshehura…UDB –ja gjithashtu vrau shumë njerëz edhe në Perëndim duke iu bashkangjitur rrjeteve të spiunazhit të KGB ruse që mbulonin vendet ballkanike dhe më gjërë. Por, e tërë kjo luftë e fshehtë dhe operacione apo aksione operative të sferave të ndryshme sekrete, kaluan në heshtje, pothuajse pa u vërejtur fare. Pra, për vite e dekada me rradhë, ish – shërbimet sekrete jugosllave të Sigurimit shtetëror funksiononin me mjete dhe metoda perfide të cilat i shfrytëzonin duke sajuar plane operative e kurthe për likuidime dhe vrasje të padukshme dhe të porositura me urdhër qofshin nga bylykbashët e KQ të LKJ ose vetë Rankoviqit (në kohën e tij), apo të Llazar Kolishevskit eStane Dolllancit, Branko Mikuliqit, Stefan Doronjskit,Zdravko Mustaqit,Mamullës ose Velko Kadieviqit dhe gjeneralë të tjerë të KOS-it dhe UDB-së në nivelin federative (njëkohësisht, po me të njëjtën mënyrë vepronin edhe në konsultime për ,,interese të larta shtetërore,, edhe me klanet e tyre në nivele repiblikane ose krahinore,gjegjësisht me bylykbashët në Kosovë siç kanë qënë Mehmet Shoshi, Gojko Medinica, Ali Shukrija, Mehmet Maliqi-Cukulli, Spasoje Gjakoviqi,Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Hasan Hasani, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Selim Brosha, Jusuf Karakushi, Kolgeci e Nebi Gashi, Sahit Meraku e Muharrem Dana,Bashkim Hisari e Danush Luri, Shefqet Hashani, shumë Shavella e Turiqevca, Dobruna e Zenuna me nofka e pseudonime të hatashme si ,,Kapetan lesha,, etj.etj.), sidomos, kur ishte fjala për kurthe, arrestime,burgosje, rrëmbime dhe likuidime shqiptarësh brenda dhe jasht Jugosllavisë komuniste, në veçanti nga rradhët e mërgatës shqiptare në BOTËN E LIRË të Perëndimit… Likuidime dhe vrasje të fshehta po kështu janë bërë edhe nga rradhët e grupeve dhe organizatave të ndryshme të emigracionit kroat.Sidomos, zgjojnë kërshërinë dhe janë tejet interesante rasti i likuidimit të ustashit Vjekosllav Luburiqit në Spanjë nga agjenti i UDB-së, Ilija Staniq i infiltruar në qarrqet ustashe ( sot Staniqi jeton në B e H ).
StaneDolanc
Por, kjo është një çështje tjetër, për të cilën duhet shkruar një kapitull i veçantë, përshkak se UDB-ja perms Staniqit dhe disa agjentëve të tjerë të infiltruar rë rradhët e krerëve të emigracionit kroatë, në mënyrë shumë perfide ka përpunuar edhe shumë shqiptarë nga krerët e mërgatës shqiptare në disa vende të Skandinavisë, madje në Danimarkë, Norvegji, Spanjë,Francë,Belgjikë , Gjermani…Por edhe në SHBA. Mjaft I veëant është edhe rasti i vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës nga dora e zezë e shqipfolsit të shitur e zullumqar. Ai person është hije me kodin e fshehtë të UDB-së që bëri atentatin mbi njeriun fisnik dhe atdhetarin e paluhatshëm, Kalosh Hamdi Reçanin, të cilit UDB-a nuk lejoi varrimin e tij në vendlindjen në Reçan. Por, familja ishin të detyruar, pas dy orësh ajroplani në qiell të merrte drejtimin për në Samboll ku edhe sot gjenden eshtrat e tij.Ky krim nuk falet kurrë, sepse UDB-a dorasin e kishte përzgjedhur një fakin shqiptar!
… Gjersa shfletoja dhe lexoja dosie personash dhe elaborate,analiza e plane operative në sektorin e IV të SDB për Maqedoni ku punoja si zyrtar-analist, më intrigonin faktet që aty i lexoja se në mesin e personave të survejuar dhe të ndjekur, të vëzhguar dhe përcjellur, shumica prej tyre, qofshin se ishin pjestar të ndonjë ,,grupi,, ose organizate të emigracionit, ishin të lidhur në rrjetet informative dhe agjenturore të vetë atyre Shërbimeve sekrete të Jugosllavisë komuniste,në vitet e rrënuara të kohës së Rankoviqit,madje, para dhe pas vdekjes së Titos.Por, më intrigojnë faktet e këtilla edhe sot e sot kur po shkruaj këtë libër…Histori të pabesueshme dhe ironi fatesh me përmasa të sagës shqiptare në Gadishullin e Ballkanit, mjerisht hasim edhe tani si fenomene shoqërore të pazbërthyera.Kemi rastin e disa informatorëve të SDB-së për Kosovë, si ,,Drini,, ,,Hilltoni,, ,,Luboteni,, ose ,,Trigllav,, ,,Belica,, ,,Vega,,/Vetulla/, ,,Sheji,, ,,Luboten,, ,,Cerni kamen,, /Guri i Zi/ ,, Terminator,, ,,Ideollog,, ,,Kobra,, ,,Tara,, ,,Emigrant,, ,,Reporter,, ,,Çakor,, ,,Nerodima,, ,,Morava,, etj.Por, edhe nga Maqedonia si:,,Sulltan,, Zhicara,, ,,Bukovik,, Doktor Zhivago,, ,,Karadak,, ,,Radika,, ,,Vata,, ,,Diplomat,, ,,Karo,, ,,Rizvan,, ,,Razan,, ,,Gorila,, ,,Vezir,, ,,Arnor,, ,,Numerator,, ,,Ideataor 1,, ,,Tajnik,, etj etj.
UDB-ja dhe KOS-i vepronin si shtet në vete, shtet mbi shtet, si një makineri e madhe mafioze…Lufta e tyre e fshehtë zgjati me vite e vite! Operacionet e organizuara të krimit dhe delikteve të gjakut, ose inskenime të proçeseve gjyqësore me akuza të rreme dhe dënime njerëzish të pafajshëm me vdekje pushkatim, ose me burgje të rënda prej 20 vitesh, ishin tmerre jete dhe vdekje, që nga proçeset e montuara të Prizrenit dhe gjer te ai i Pozharevcit, Nishit, ai i Zenicës i vitit 1981, madje i Paraqini,Prilepit etj.Të gjitha këto ishin pjesë e operacioneve sekrete të luftës së heshtur që zhvillonin Shërbimet e fshehta kominterniste të Titos dhe Rankovioqit, më pastaj,( sidomos SDB-a në Kosovë dhe Maqedoni) të kryesuar nga bylykbashët e Petar Graçaninit,Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Mirko Bunevskit, Dushko Zgonjaninit, ose dhe ata të KOS-it të cilët bashkarisht dhe në saje të planeve të fshehta operative,tmerrësisht vepronin kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj organizatave apo grupeve ,,seperatiste,, nacionaliste,, ,,irredentiste,, ose kundër ,,emigracionit shqiptarë,, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë…Të gjitha këto histori rrënqethëse dhe mjaft delikate i mësova nga arkivat e fshehta gjersa punoja si zyrtar në sektorët e SDB-së për Maqedoni .
( Megjithatë, ka edhe gjëra të cilat janë të pamundura të kuptohen plotësisht ose të deshifrohen ngjarje enigmatike dhe misterioze të planeve dhe operacioneve të koduara të atyre viteve të rrënuara të ish- Jugosllavisë, sidomos ato të para dhe pas vitit 1981 dhe demonstrative në Kosovë ku tmerri dhe dhuna, vrasjet dhe burgosjet ishin hakmarrje udbashiane ndaj shqiptarëve, me pretekst , kinse, shqiptarët ishin ,,rracë e ashpër dhe armiq,, të sistemit titist, kështu UDB-ja e luftonte ,,irredentizmin,, dhe ,,separatizmin,, shqiptarë ose ,,nacionalizmin,, shqiptar të cilët me dekada dhe brez pas brezi ishin në orvatje grupesh të armatosura për një Shqipëri etnike, duke përfshirë këtu edhe krerët dhe faktorët nga rradhët e organizatave emigrante në Perëndim, e të mos harrojmë as atentatet dhe vrasjet që u bënë në Shtutgard të Gjermanisë, në Bruksel të Belgjikës, apo krismat në Dusseldorf dhe,,Dasma e Stambollit,, etj. )
UDB-ja posedonte në rradhët e saj njerëz të shërbimit të cilët shpesh edhe i angazhonte për vrasje ose të ashtuquajtura ,,likuidime normale,,! Kështu, në disa shtete të Europës perëndimore dhe andej Oqeanit në Amerikë dhe Kanada, ose edhe gjer në Australi, ku fantazmat udbashiane bollshevike ecnin trotuareve të Njujorkut, Çikagos ose Shtutgardit, Diseldorfit, Parisi etj. ecnin si hije nate…
***
…Një rast që më habiti më së shumti, kohët e fundit dhe ende e mbaj në mendje të freskët, intervistën e ish oficerit të lart të KGB-së ruse Vladimir Putin,duke pohuar se, kinse, tanimë, NUK EGZISTOJNË ISH-AGJENTËT E KGB ose të ndonjë Shërbimi tjetër bolsheviksik siç kanë qënë UDB-a jugosllave, Siguritatte , Sigurimi shqiptarë dhe ai bullgarë etj.!
Unë do të kisha thënë se ky pohim i tij është vetëm një maskë, se përndryshe rrjetet agjenturore si dhe klanet e tyre kominterniste, diku më dëndur e diku më pak, veprojnë sipas teorisë dhe praktikës së konspiracionit, sidomos ata të UDB-së dhe KOS-it të ish-Jugosllavisë të përfshirë paraprakisht vetëm në betejat për Ballkanin por edhe në veprime të nëntokës dhe mafies, të krimit të organizuar edhe në analet ndërkombëtare ( here-herë duke pirë kafe edhe në mes Tirane ose Prishtine e Shkupi,por edhe në mes Athine e Selaniku,në Romë,Barcelonë, Sofje apo dhe në plazhet e bukura të Durrësit, Velipojës, Shengjinit dhe Sarandës…) Kjo nuk do mend,sepse agjentët e fsheht të shërbimeve famoze apo edhe të klaneve të tyre nuk janë njerëz nga tri metro të gjatë që të mund të duken nga larg, por përkundrazi janë tejet të thjesht, mbahen të zakonshëm dhe mjaft konspirativ, sipas detyrave, misionit apo dhe angazhimeve konkrete që ata kanë !Këtu vjen në pyetje edhe fenomeni modern i TERORRIZMIT në përgjithësi, për çka më konkretisht do të flasim një rast tjetër dhe kohë të volitshme. Sepse, edhe këto rrëfime që po shkruaj në këtë libër, të lexuara dhe të marra nga arkivet e fshehta, që edhe sot mbeten të pa shlyera në mëndjen dhe memorien time, janë tejet delikate dhe të rrezikshme për mua në kohën e tanishme, edhepse koha e Luftës së ftohtë dhe të përgjakshme udbashiane, ka ikur kaherë. Por, NJERIU mbetet i tmerruar fare nga ajo që shikon në televizor ose dëgjon në radio, në Luftën e të përditshmes jetë për të mbijetuar, për të mbetur gjallë, për atë se çka po ndodh në meridianet e botës pikërisht nga sfera e terrorizmit lokal dhe nërkombëtar…!
Pra, më tej në vazhdën e këtij rrëfimi, më duhet të theksoj se nuk janë përmbledhur krejtësisht rastet e shumë vrasjeve të tjera enigmatike dhe likuidime të ,,pastërta,, brenda dhe jashtë teritorrit të Jugosllavisë titiste, kur shqiptarët janë dënuar ose zhdukur si ,,terroristë,, në intervale kohësh të ndryshme dhe në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas vdekjes së Titos, gjithnjë UDB-a në praktikën agjenturore dhe të spiunazhit , në shumicën e rasteve ka përdorur në mënyrë perfekte metodën e dizinformatës brenda dhe jasht qarrqeve të grupeve apo organizatave emigrante shqiptare, ku paraprakisht kishte të instaluar ose të infiltruar agjentë dhe spiunë të specializuar për dizinformim në rrethin ku vepronin në misionin që kryenin sipas DIREKTIVAVE të udb-së!E që në fakt, të tilla ishin lojërat e spiunazhit dhe planet e fshehta të këtij shërbimi famos, përplotë episode e drama të tmerrshme, të mbajtura në pedestalin e konspiracionit dhe fshehtësisë që rastet e tilla, montime gjyqesh të kurdisura me akuza të rreme etj. janë të bëra dhe të qëllimta që e vërteta mos zbardhet dhe mos del nëshe kurrë, mos del në dritën e diellit.Megjithatë, unë po shkruaj në faqet e këtij libri për sa i takon objektit dhe temës që trajtoj, sa më qartë të kenë shqiptarët në lidhje me botkuptimin e veprimtarisë, spiunazhit dhe konspiracionit të UDB-së, duke u orvatur që sa më shumë të jem i qartë dhe të mësohen shumë gjëra të vërteta nga fshehtësitë e asaj makinerie të hatashme…
Nëse disa mijëra dosie janë zhdukur, diça ka mbetë!
Në shumën e rasteve specifike, në këtë drejtim angazhoheshin një rrjet i tërë informatorësh ose agjentë të cilët në mënyrë precize do të shpërndanin dizinformatë, duke krijuar edhe përçarrje dhe grindje të tjera mes emigrantëve shqiptarë, duke krijuar konfuzione dhe konflikte të reja ndërmjet grupeve të caktuara të cilat UDB-ja, në fakt, edhe i mbante nën survejimin dhe përcjelljen e rrjetit të vet të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav (fillimisht duke organizuar dhe sihronizuar një mori masash dhe metodash delikate dhe precize në përcjelljen dhe vëzhgimin e viktimës, të cilën më pastaj do ta likuidonte me një plumb të vetëm në kokë!) Shpeshherë kur akcioni i fshehtë special është paraparë të kryhet sipas planit operativ nga disa agjentë të quajtur ,,ilegalistë,, dhe pjesëmarrës të tjerë në krim, (siç është rasti i vrasjes në Shtudgart), atëherë janë përdorur disa lloje armë zjarri dhe disa rrafale…Por, janë përdorur edhe metoda të ndryshme siç është, psh. rasti i vrasjes në Çikago,të atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit më 1971 (kufomën e të cilit UDB-ja e Maqedonisë nuk lejoi ta varrosnin familjarët në vendlindjen e tij,në fshatin Reçan të Gostivarit, por të detyruar, e varrosën në Stamboll).
Edhe në këtë rast Shërbimet sekrete të Jugosllavisë dhe ai i SID-it diplomatic-agjenturor, në krye me Lluka Banoviqin, Franjo Herleviqin dhe të tjerë, e paraqitën ,,problemin,, në rradhët e organizatave emigrante shqiptare si një ,,konflikt rivaliteti,, mes krerëve të emigracionit, pikërisht si ,,qërrim hesapesh,, mes grupit të Xhafer Devës , Hysen Terpezës dhe klanit të tyre brenda ,,Lidhjes së Prizrenit,, në Amerikë! Po kështu do të kemi edhe raste të tjera të cilat do të pasojnë dhe do të jenë të kryera mizorisht nën urdhërin direkt të Stane Dollancit dhe të klanit të tij, siç janë disa likuidime po të këtij formati dhe konspiracioni , (kinse si rezultat vrasjesh të këtilla ,,mes shqiptare,, janë hakmarrjet dhe konfliktet e ndryshme mes grupesh rivale emigrante, apo dhe interesesh e ideologjizmash. Si psh.vrasja në Shtutgard të Gjermanisë, apo, në çfarë mënyre u bënë shumë kurthe arrestimesh e tradhëti të tjera , spiunime për burgosje dhe likuidime që nga rastet e Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Rremnikut, Gjon Sereçit e Ibrahim Lutfiut, Azem Moranës dhe Mahmut Dumanit, Ahmet Perës e Sali Lisit,madje rasti i ,,kapedanave të Gorjanit dhe vrasja e Xhemë Simnicës tek Livadhet e Priftit mbi kreshtat e Sharrit, vrasjet misterioze të Hamzë Rexhepit e Sadudin Gjurës, dy Mefailave të Zajazit dhe gjer tek vrasja e Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës, dhe më vonë që pasojnë një taborr vrasjesh të fshehta dhe likuidime pas shpine, apo disa edhe duke i likuiduar me procese të montuara gjyqësore dhe akuza të rreme, të kurdisura për vepra që nuk kanë egzistuar fare. …Të gjitha këto janë sage dhe HISTORI të ngërthyera me dhimbë e dallgë të trazuara me baticat dhe zbatisat e jetos sonë dhe asaj reajes së fshehtë, janë histori të veçanta dhe rrënqethëse, duke u përdorur si dorasës shqiptari ndaj shqiptarit ! E tërë kjo, dhe shumë drama të tjera si këto, të cilat edhe sot e sot mbeten të pazbardhura, janë pjesë e sagës sonë shqiptare brenda dhe jashtë shtigjeve të Gadishullit të Ballkanit
… Gjithashtu UDB-a ka likuiduar edhe pjestarë të emigracionit maqedono-bullgar,likuidimi misterioz i desidentit bullgarë Geogi Markovin në mes të Londrës në operacionin e koduar ,,Ombrella,,.Por, një numër të madh likuidimesh UDB-ja ka bërë edhe nga rradhët e emigracionit kroatë, si psh. vrasja e Bruno Busiqit në mes të Parisit në vjeshtën e vitit 1978, me një plumb në kokë, ( ashtu siç do të ndodh pas shumë vitesh edhe me likuidimin e Miro Bareshiqit në mes të Zagrebit, i cili në vitin 1971 i bëri atentat ambasadorit jugosllav Roloviqit në Stokholm, njëherit edhe shef i sektorit për kundërzbulim të KOS-it në Beograd). Dhe, të gjitha këto, janë rrëfime të sakta, por ka edhe histori e raste të tjera shumë rrënqethëse nga koha e Luftës së Ftohtë, për të bëmat e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë komuniste që nga koha e Rankoviqit , e sidomos për krime të bëra edhe në Kosovë dhe gjatë kohës së të ashtuquajturës VOJNA UPRAVA NA KOSOVO ( Drejtoria ushtarake në Kosovë) ku rol vendimtarë dhe përgjegjësi personale dhe kolektive kanë edhe kuadri komunist e udbashian si Ali Shukriu, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Shoshi, Mehmet Maliqi, Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Riza Sapunxhiu, Shefki Ozna, Sahit Meraku, Kulgeci e Shiroka, Nebi Gashi e Riza Alaj, Agim Zatriqi e Fahredin Gunga,Azem Hajdini,Murat Shavelli, Selim Brosha e Muharem Dana, Gojko Medinica e Spasoje Gjakoviqi dhe gjer te Franjo Herleviqi, Stane Dollanci, Mamulla, Kadieviqi e Zdravko Mustaqi etj.