Fotografime, përgjime telefonike dhe inçizime në zyret e Ministrisë së Bujqësisë, janë disa nga masat të cilat janë ndërmarrë nga Prokuroria gjatë hetimit në rastin “Subvencioni 2021”.KALLXO.com iu sjellë detaje ekskluzive nga dosja hetimore duke filluar nga dyshimet për kërkim të parave e deri te dyshimet për planet për t`u korruptuar në të ardhmen.Sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com, gjatë hetimit të këtij rasti janë vendosur përgjues të fshehtë në zyrën e drejtorit për pagesa direkte në AZHP, Luan Statovci.Në këtë dosje thuhet se Statovci dëgjohet tek bisedon me të dyshuarin Sadat Shkodra, duke bërë plane se si t`i marrin paratë ryshfet të cilat ia kishin kërkuar aplikuesit V. K. Sipas Prokurorisë në këto përgjime dëgjohen edhe të dyshuarit Berat Nika dhe Hasan Maxharraj duke biseduar dhe treguar raste në të cilat kanë marrë para nga personat të cilët kanë aplikuar për subvencione, madje duke i përmendur edhe me emra.Përgjimet në këtë zyrë sipas Prokurorisë shkojnë edhe më larg, pasi ata bëjnë plane që në vitin 2021 të marrin ryshfet nga 25 mijë euro për aplikues.Në këtë dosje të Prokurorisë janë përshkruar një nga një shumat të cila dyshohet se personat në fjalë i kanë marrë e që sipas Prokurorisë janë zbuluar gjatë përgjimeve të telefonike.Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të fuqishme në këtë rast madje ka siguruar fotografi dhe inëizime të momenteve të dorëzimit të parave.Në përgjimet e Prokurorisë thuhet se të dyshuarit Berat Nika dhe Luan Statovci dëgjohen duke biseduar me një fermer që dyshohet se u ka dhënë ryshfet.Pos tjerash Prokuroria pretendon se ka arritur të siguroj prova ku shihet se Adushe Ukshini, e cila është inspektore në AZHB ka pranuar shuma të ndryshme si ryshfet dhe të njëjat shihet duke ia dërguar drejtorit Luan Statovci dhe duke i ndarë me të.Zyrtarët e arrestuar deri më tani janë drejtori i pagesave direkte Luan Statovci dhe vëllai i tij Salih Statovci, zyrtari i pagesave direkte Sadat Shkodra, zyrtari për zhvillimin e bujqësisë në Istog, Hasan Maxharraj, zyrtari i pagesave në AZHB Berat Nika, zyrtari për politika në Istog Kushtrim Zogaj dhe inspektorja e AZHB-së Adushe Ukshini.Ndërsa pjesë e dosjes së Prokurorisë janë edhe agronomët Shpejtim Krasniqi, Pajtim Krasniqi dhe Driton Alaj, të cilët po dyshohen për dhënie ryshfeti.Aktualisht njëmbëdhjetë të arrestuarit e këtij rasti janë paraqitur para gjykatës dhe po përballën me kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.Dy ditë më parë ata u arrestuan gjatë një aksioni të madh policor në disa lokacione, duke përfshirë edhe Ministrinë e Bujqësisë.Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 433.160 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë.Bastisje të mëdha u zhvilluan edhe gjatë ditës së djeshme në disa qytete të Kosovës ku cak ishin bujq të ndryshëm të cilët kishin përfituar subvencione.Gjatë këtij aksioni u arrestuan edhe nëntë persona.