Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me gjasë shumë shpejtë do të mbetet vetëm lider i partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas burimeve të Indeksonline, Haradinaj do të heq dorë edhe nga mundësia për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse AAK mori vota të mjaftueshme për së paku 14 deputet në opozitën e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit, Haradinaj nuk do të jetë pjesë e tyre.
Prijësi i listës së koalicionit AAK-PSD dhe njeriu që mori më së shumti vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit do t’i lirojë vendin dikujt tjetër.
Poashtu AAK ka vendosur që të qëndrojë në opozitë dhe të mos bëhet pjesë e asnjë koalicioni. Haradinaj ditë më parë u deklaruar se zgjedhjet ishin demokratike dhe se qytetarët vendosën se kush të udhëheq me vendin tash e tutje./