Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes e cila ka ndodhur sot te rrethi kryesor në Fushë Kosovë.
Disa persona kanë sulmuar zyrtarët policoir me shufra metalike derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Njëri nga zyrtarët policor është detyruar të nxjerr armën dhe ta qëlloi të dyshuarin në vetëmbrojtje.
Policia, IPK dhe forenzika ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rastin.
Një i plagosur, dy policë të lënduar dhe dy të arrestuar është bilanci i këtij rasti.