Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do të hyjnë në koalicion të përbashkët në komunën e Klinës, për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor.
Klina.info ekskluzivisht se këto dy parti tashmë kanë vendosur t’i hyjnë garës me një kandidatë të përbashkët.
Kryetar i degës se PDK-së në Klinë, Sokol Bashota e ka konfirmuar për Demokracia.com koalicionin me Nismën, derisa është zotuar se do t’i jetësojnë projektet në interes të qytetarëve të Klinës.
“Falënderoj për besimin e Nismës që të garojmë së bashku në zgjedhjet lokale, ky është një bashkim më se i natyrshëm. Zotohemi që së bashku në të ardhmen, do t’i jetësojmë idetë për projektet në interes të qytetarëve”, ka thënë Bashota.
Ndërsa, Naser Morina, kryetar i degës së Nismës në Klinë, ka thënë për Demokracia.com se beson në fitoren e PDK-së dhe të Sokol Bashotës.
“Besoj në fitoren e PDK-së dhe të Sokol Bashota, në zgjedhjet e tetorit. Dhe gjithashtu besoj që programin ekonomik timin, respektivisht të Nismës, të cilin do ta zbatojë me sukses pas fitores së përbashkët”, ka thënë Morina.
Kujtojmë se aktualisht Nisma është në qeverisje lokale në komunën e Klinës së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ndryshe, deri me tani, KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjashtë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.
Po ashtu, nga numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 teto