Ekskluzive: Ky është turku i arrestuar nga FAST Kosova, ishte i dënuar me 140 vite burgim

Policia e Kosovës respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Sot rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për turkun Under Celik, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 banesa në Turqi.

Të nëjta burime bëjnë të ditur se Celik, është dënuar me 140 vjetë burg për mashtrime të rënda financiare nga autoritetet turke.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore./Indeksonline/