Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë.
Sipas informacioneve të para, polici i ndaluar nga Serbia është pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sinjali mëson se polici i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdarë është Lumni Berisha.
Aktualisht nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, por Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet e rastit.