Sot edhe zyrtarisht Kosova ka dy persona të prekur me koronavirus. Një 77 vjeçar nga Vitia dhe një shtetas italiane.
Për këtë të fundit, Indeksonline mëson se punonte si vullnetare në “Caritas”, ne fshatin Leskoc te komunës se Klinës, ku është i vendosur kampi.
Kampi është i madh dhe ka afro 40 persona qe shërbejnë ne forma te ndryshme aty.
Disa prej këtyre personave qe shërbejnë në këtë kamp, që janë italiane, janë edhe familjarë që jetojnë me vite ne këtë fshat dhe fëmijët i kane asimiluar duke i dërguar ne shkollën fillore ne Zllakuqan dhe ne Shkollën Teknike ne Klinë.
Mësohet se kampi momentalisht është i izoluar me urdhër të Policisë.
Tashme janë mbyllë lokalet dhe restorantet në Leskovc, Zllakuqan e fshatrat përreth të kësaj pjesë.