Ka filluar ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.
Mirëpo, kjo ndeshje është dashur të shtyhej sipas rregullores së FFK-së, shkruan Indeksonline.
Neni 15 thotë se ndeshjet obligativisht shtyhen kur është ditë zie dhe për shkak të fuqisë madhore (tërmeti, zjarri, vërshimet etj), dhe kur ka mungesë të personelit të deleguar (Gjyqtarëve), e njëjta do të zhvillohet ditën e nesërme në të njëjtin vend dhe të njëjtën kohë.
Ndërsa sot është ditë zie për shkak të vdekjes së ikonës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha./