Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit që me 3 shkurt të thërras seancën e radhës.
Indeksonline ka arritur të siguroi kërkesën e Kurtit drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
VV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion. Albin Kurti sot pati takime me deputetët e pakicave.
LDK po këmbëngulë që posti i kryeparlamentarit të iu jepet atyre, kurse LVV e quan punë të përfunduar zgjedhjen e Glauk Konjufcës në këtë pozitë.
Mbetet të shihet se nëse Kurti do të dal para Kuvendit me 3 shkurt pa marrëveshje me LDK-në dhe do të tentoj që ta themeloj Qeverinë e re vetëm me partitë e pakicave./